top of page
Rechercher

Fshihma të vërtetën që m’pengon

ree

Vizita zyrtare e presidentes Vjosa Osmani në Zvicër ishte një moment i rëndësishëm diplomatik. Mikpritja, takimet dhe simbolika e ndarë u vlerësuan si nga institucionet zvicerane, ashtu edhe nga diaspora. Vetë ngjarja nuk është për t’u kritikuar – përkundrazi, ishte e organizuar mirë dhe dinjitoze.

Por një vizitë shtetërore nuk është qëllim në vete. Ajo duhet të jetë kulmi i një pune të përgatitur me seriozitet paraprak, e ndërtuar mbi objektiva konkrete ekonomike, takime sektoriale të synuara dhe diskutime të formalizuara mbi investimet. Ajo që mungoi në mënyrë të dukshme ishte prezenca e figurave ekonomike të njohura nga Kosova, të afta për të krijuar apo përforcuar partneritete me tregun zviceran.


Ndërkohë që Zvicra është vendi me diasporën më të madhe kosovare në botë, marrëdhëniet ekonomike ndërmjet dy vendeve mbesin të dobëta, të paorganizuara dhe jostrategjike. Komenti im i mëhershëm për “folklorin” dhe “imazhet” nuk ishte kundër ngjarjes në vetvete, por një kritikë ndaj realitetit: stagnimit – madje regresit – të klimës investuese në Kosovë.

Që nga viti 2020, korniza juridike dhe ekonomike në Kosovë është përkeqësuar. Pasiguria ligjore, burokracia e rëndë dhe mungesa e stabilitetit politik kanë penguar seriozisht interesin e investitorëve të huaj. Ndërkohë, Serbia – përkundër problemeve të veta politike – ka arritur të ndërtojë një ambient më tërheqës për kapitalin e jashtëm.


Kontrasti është i qartë: faktet ekonomike duhen parë drejt në sy


Disa fakte që nuk i mbulon asnjë fjalim:


  • Në Serbi janë aktive mbi 600 kompani zvicerane, si: Nestlé, Holcim, Barry Callebaut, ABB, Sika, Roche, Glencore, Ringier.

  • Në Kosovë, janë më pak se 100 kompani zvicerane, kryesisht në sektorin e teknologjisë informative, falë përpjekjeve individuale të diasporës – pa ndonjë politikë shtetërore mbështetëse.


    ree


Ky hendek i madh tregon një të vërtetë të thjeshtë: investitorët zgjedhin vende tjera



parashikueshmërinë dhe besueshmërinë. Dhe kjo nuk varet nga imazhi nëpër vizita shtetërore, por nga politikat e brendshme që bëhen gjatë gjithë vitit.


Për korrektësi, duhet theksuar se mungesa e përgatitjes ekonomike nuk është përgjegjësi direkte e presidentes Vjosa Osmani, pasi ajo nuk është në krye të ekzekutivit të vendit gjatë katër viteve të fundit. Përgjegjësia bie drejtpërdrejt mbi qeverinë Kurti, e cila ka pasur mandatin dhe kompetencën për të ndërtuar një strategji serioze investimesh dhe partneritetesh ekonomike ndërkombëtare.

Megjithatë, presidentja do të mund të merrte një hap proaktiv duke ftuar disa ndërmarrës të njohur të Kosovës në delegacion, si shenjë e angazhimit institucional për zhvillim ekonomik.


zhvillimi nuk vjen pa lidhje të qëndrueshme ekonomike


Kosova nuk do të zhvillohet, as nuk do ta rrisë sigurinë e saj afatgjate, nëse nuk ndërton marrëdhënie të qëndrueshme ekonomike me shtetet mike dhe aktorët kryesorë ekonomikë.

Kushdo që është në pushtet – pa marrë parasysh emrin apo përkatësinë politike – duhet ta kuptojë se një shtet nuk ecën përpara me fjalime, forume dhe kalendarë zgjedhorë.

Është koha për punë serioze, logjikë ekonomike dhe bashkëpunim real me diasporën dhe partnerët strategjikë. Imazhet kalojnë. Shifrat mbesin. E ardhmja ndërtohet me vepra, jo me duartrokitje.


Ai që duartroket nuk është patriot – në rastin më të mirë është një entuziast, por sigurisht jo dikush që mendon për mirëqenien dhe prosperitetin afatgjatë të vendit.

E nëse dikush ndjehet i/e prekur nga kjo, ndoshta është momenti për një reflektim të thellë: A do të ishte më mirë me u vetëreflektu qoftë edhe një herë, apo me vazhduar rrugën e folklorit dhe iluzioneve kolektive?

 
 
 

Comentários


bottom of page